Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Berati, qyteti i mbrojtur nga UNESCO po vizitohet nga një numër i madh turistësh nga viti në vit, duke kapur shifrën 700 në ditë.
Nga të dhënat zyrtare të zyrës së Turizmit dhe Trashëgimisë pranë Bashkisë së qytetit në gjashtë mujorin e parë të 2016-s, qytetin i një mbi një dritareve e kanë vizituar 40% më shumë vizitorë së një vit më parë.
Kryesisht fundjavat, janë të mbipopulluara nga turistë të huaj por jo vetëm. Për të tërhequr sa më shumë vizitorë, institucionet e kulturës dhe trashëgimisë kanë hartuar një kalendar të pasur me aktivitete kulturore, që vijojnë me panairet e artizanit, koncertet, ekspozitat e hapura, mbrëmjet kushtuar fëmijëve, etj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vizitoret-mbipopullojne-qytetin-e-nje-mbi-nje-dritareve/