Një çift shqiptarësh janë në mesin e 7 personave të arrestuar në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen tragjike të Nicës. Mediat e huaja raportojnë se ata kanë shkëmbyer mesazhe me autorin e sulmit tronditës të së enjtes, ndërsa britanikja ?Daily Telegraph? shkruan se çifti i ka siguruar Mohamed Lahouaiej-Bouhlel pistoletën automatike të kalibrit 7.65 mm me të cilën ai qëlloi mbi policinë përpara se kjo e fundit të përgjigjej, duke e vrarë në vend.