Report TV - Mori 50 mijë euro, në kërkim gjyqtarja Majlinda Andrea

Report TV 2016-09-19

Views 0

Një ryshfet prej 50 mijë eurosh për të ndikuar për një vendim gjyqësor për një çështje pronësie në Butrint, i ka kushtuar pezullimin nga detyra gjyqtares së gjykatës së lartë, Majlinda Andrea, e cila tashmë është shpallur në kërkim se bashku me bashkëshortin e saj Odhise Andrea.

Ky i fundit këshilltar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, njëheresh sekser i këtij rasti korrupsioni të zbuluar nga Prokuroria e Përgjithshme është dënuar në mungesë me masën e sigurisë arrest me burg.

Për shkak se çifti është larguar nga vendit masa e sigurisë ?arrest me burg? për Odhise Andrean nuk është ekzekutuar.

Por, jo me kaq fat kanë qëlluar te personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje, Ilia Cabiri, Eleni Lino dhe Petraq Dashi, të cilët janë arrestuar dhe për ta gjykata e ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg?.

Sarandioti, Ilia Çabiri, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

Share This Video


Download

  
Report form