Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për rrugën e re të Shirokës duket se problemet nuk kanë të sosur sa herë ka reshje shiu. Kanë mjaftuar pak minuta me intensitet të lartë pasdreken e së premtes, që në disa segmente uji të mbulojë rrugën, ndërsa nga mali i Taraboshit prurjet e përrenjve kanë sjellë gur e zhavor.
Kjo situatë ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa asnjë institucion, vendor përfshirë edhe policinë nuk u kujdes për të sinjalizuar drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.
E njëjta pamje në rrugën e Shirokës u krijua edhe pak muaj më parë nga reshjet, dukë vënë në pikëpyetje zbatimin e projektit i cili ka të parashikuar shkarkimet e ujërave.
Nuk dihet nëse kjo prezencë e lartë uji ka ardhur nga bllokimi i këtyre kanaleve, apo nga mospërballimi i intensitetit të reshjeve. Por pyetja që shtrohet është nëse ky investim është zbatuar me përpikëri dhe çfarë është lënë pas?!
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-rruga-e-re-e-shirokes-u-permbyt-sapo-u-ndertua/