Për herë të pare Konferenca e Ambasadorëve e mbajtur për tre ditë rresht në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë ka folur për diplomacinë kulturore. Punimet e kësaj konference nisën më 13 korrik dhe këtë të premte në Panelin II me temë ?Përtej diplomacisë klasike? u zhvillua para ambasadorëve një dialog me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe artistin shqiptar Ardian Paci, një nga përfaqësuesit më të njohur të artit bashkëkohor botëror.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në fjalën përshëndetëse premtoi bërjen e politikave më të mira për komunitetin e artistëve që përcjellin vlerat në Europë e mbarë botën. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro pohon se ky panel lidhet me synimin që diplomacia jonë kulturore të prezantojë kulturën shqiptare jashtë vendit në mënyrë progresive me integrimin evropian.