Report TV - Festivali i fëmijëve në Shkodër qindra spektatorë në sheshin e qytetit

Report TV 2016-09-19

Views 2

Mes tingujve të bukur muzikorë dhe zërave të ëmbël është çelur mbrëmë në qendër të qytetit të Shkodrës Festivali i 54-të Mbarëkombëtar i këngës për Fëmijë. Në natën e parë performuan 10 këngëtarët e parë, ndërsa ky festival do të mbahet edhe dy net të tjera në datat 14 dhe 15 korrik. Festivali ka mbledhur në qendër të qytetit qindra spektatorë.

Për organizimin e këtij aktiviteti kanë punuar emrat më të njohur të kompozitorëve dhe muzikantëve të skenës shqiptare. Mbrëmë drejtori i festivalit Kujtim Alija, u shpreh i kënaqur për ecurinë e natës së parë.

?Ajo që është e rëndësishme, Festivali i Shkodrës është festivali klasik ku fëmijët vijnë për të kënduar e pastaj për të performuar. Në natën e p[arë, pjesa dërrmuese e fëmijëve kanë kënduar shumë mirë? tha ai.

I Krijuar në maj të vitit 1963, Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë mbetet një nga traditat më të bukura muzikore që ky qytet e ruajti me një dashuri të veçantë.

Prej vitit 1993 festivali i fëmijëve në Shkodër u kthye në mbarëkombëtar dhe që nga ky vit marrin pjesë fëmijët nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Share This Video


Download

  
Report form