Projektligji i ri për importin e mbetjeve, i depozituar në Kuvend nga 3 deputetë të mazhorancës Eduart Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni, pritet të lejojë ardhjen në Shqipëri të inerteve dhe mbetjeve jo të rrezikshme. Po për çfarë bëhet fjalë? Ky ligj do të lejojë importin vetëm për mbetje të riciklueshme, për të cilat ka teknologji në vendin tonë. Kjo do të thotë se, do të vijnë disa lloj mbetjesh që më pas do të riciklohen nga kompanitë private, të cilat prodhojnë produkte të ndryshme me to.
?Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet jo të rrezikshme apo mbetjet inerte. Importimi i mbetjeve, është i mundur vetëm me autorizim të ministrit?, - thuhet në nenin 3 të projektligjit ?Për menaxhimin e integruar të mbetjeve?, ku tashmë kompetenca autorizimit kalon nga Këshilli i Ministrave tek Ministri i Mjedisit.