Blushi shpërthen në ironi ndaj Idrizit: As personazh i librave të mi s’mund të jesh

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi replikoi ashpër me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi në lidhje me akuzat e ndërsjella në lidhje me ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli.
Blushi e nisi me ironi fjalën ndaj kreut të PDIU-së, duke deklaruar se nuk kishte kohë që të merrej me të dhe se nuk mund të ishte as personazh i librave të tij.
Ben Blushi:
Dilemë e madhe është në fakt t?i hysh kësaj replike. Po bëj sforco Shpëtim për shumë arsye që t?i nuk i kupton. Po bëj sforco që të mos merrem me ty personalisht, sepse unë e kam fituar jetën time në disa mënyra. Një nga mënyrat është që të bëj libra dhe sigurisht nuk kam kohë, as nerva, as arsye, as frymëzim dhe as pasion që ti të kesh privilegjin që të jesh personazh i librave të mi. S?ke për të qenë ndonjëherë!
Hape një debat që nuk e kuptova se për çfarë po krruheni. Unë bashkë me 9 kolegë kemi bërë një amendament që Kushtetuta të ndryshojë në këtë pikë, presidentin e Shqipërisë ne kemi thënë që ta zgjedhë populli pa negocim. Sistem të cilin e kanë 90% e vendeve në Evropë që nuk janë monarki. Nuk e di ku hyni ju? E di pse bëra replikë Shpëtim? Sepse gjuha që përdorët ishte vulgare.
Unë besoj se nuk ju vlen ju të hyni në debat me mua. Ka shumë arsye, por po ia lë kohë. Tani kthehemi tek amendamenti. Më the; po t?i i fut thikën partisë tënde. Ore Shpëtim, ti ku je në opozitë apo në pushtet? E di ku jam unë?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-shperthen-ne-ironi-ndaj-idrizit-as-personazh-i-librave-te-mi-smund-te-jesh/

Share This Video


Download

  
Report form