Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për të dytin vit radhazi, Shoqata e Bankave ka publikuar raportin për vitin 2015 të promovimit të përgjegjshmërisë sociale të korporatës, ?Bankat për Shoqërinë?. Raporti ka për qëllim paraqitjen e veprimtarisë së bankave në këtë kuadër, sipas 17 qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të miratuar në vitin 2015 nga Kombet e Bashkuara. I pranishëm në këtë prezantim, kryetari i shoqatës së bankave, Christian Canacaris tha se sektori bankar mbetet i angazhuar për të përdorur praktikat më të mira në bashkëpunim me palët e interesuara.
Canacaris: Ata angazhojnë personelin e tyre në mbështetje të grupeve më të disavantazhuara nëpërmjet masave të qëndrueshme afatgjata dhe ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që mbështesin investime në vend.
Ndërkohë, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi e vuri theksin te rëndësia e iniciativave të tilla për ti ardhur në ndihmë edhe biznesit të vogël.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bankat-kane-financuar-mbi-1-1-mln-euro-per-zhvillimin-e-qendrueshem/