Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Refuzimi i formulës amerikane për drejtësinë shqiptare nga demokratët mori menjëherë edhe vëmendjen e analistëve në vend.
Mimoza Picari bisedoi me Alfred Lelën dhe Aleksandër Çipën, të cilët vlerësojnë se jo-të e njëpasnjëshme nga propozimeve që i ofrohen PD në këmbim të votës pro për reformën në drejtësi, po e vendon kryetarin e PD kundër kërkesave të tij dhe njëkohësisht në një pozitë të vështirë me SHBA dhe BE sa asnjë lider nuk ka qene me pare gjate këtyre 15 viteve fundit.
E megjithëse në politikë nuk thuhet kurrë kurrë, kjo ?kurrë? e thënë me kaq forcë në një prej seancave kuvendore pak kohë më pare nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli funksioni po kaq me forcë edhe në qëndrimin zyrtar të demokratëve përballë SHBA dhe Bashkimit Evropian, në lidhje me rolin e ndërkombëtarëve në procesin e skanimit të gjyqtareve dhe prokurimeve brenda sistemit dhe te atyre qe do hyjnë në të.
PD refuzon rolin e ndërkombëtarëve që përcaktoi formula ndihmës sekretares amerikane të Shtetit Viktoria Nuland, e cila ishe në fundjavë enkas për të zgjidhur ngërçin mes palëve për reformën në drejtësi, por ne fakt duket se ngërçi nuk është mes palëve këtu por mes SHBA, BE dhe opozitës. Tani, ata po ndahen për rolin e ndërkombëtarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/jo-e-pd-s...