?Italianizimi në barokun europian? kështu është titulluar mbrëmja artistike në qytetin muze të Beratit, ku mezzospranoja Daniela Nuzzoli dhe Giovanni Maria Perrucci dy artistë italianë të njohur në botë, kanë interpretuar live në violinë e piano.
Artistët italianë kanë performuar më tepër se një orë disa nga kryeveprat botërore si Vivald, Bach dhe Haendel.
Tingujt muzikorë të repertorit të barokut të vjetër dhe arjet e bukura i dhanë më shumë hijeshi mbrëmë Muzeut Kombëtar Onufri të Beratit.
Kjo ka qenë nata e fundit e edicionit të tretë të Festivalit të Muzikës së vjetër ?Vox Baroque?.
Drejtori i Qendrës së Muzeumeve në Berat, Agron Polovina u shpreh se aktivitete të kësaj natyre ndikojnë pozitivisht në rritjen e numrit të vizitorëve.
Ndërsa, Jusuf Beshiri, themeluesi i festivalit ?Vox Baroque? u shpreh një festival i tillë shkon përkrah vlerave të qytetit mbi 2400-vjeçar.