Report TV - Letra/Miku deputet i Kokëdhimës largohet mes fyerjesh nga PS

Report TV 2016-09-19

Views 1

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, Vladimir Kosta është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Përmes një letre drejtuar kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministrit të vendit, Edi Rama, një ditë përpara festës së socialistëve për 25 vjetorin e themelimit të PS, Kosta ka shpallur divorcin me PS.

Ai akuzon kryeministrin se ka hedhur në rrugë socialistët e vërtetë, ndërsa shpreh hapur pakënaqësinë ndaj kreut të qeverisë dhe disa ministrave të tij. Arsye këto, të cilat ai i cilëson të mjaftueshme për tu larguar nga grupi parlamentar i PS.

"Ti e bazove punën tënde dhe drejtimin e partisë tek 10 ministra dhe disa zyrtarë të tutë të besuar dhe nuk e ke problem të nxjerrësh jashtë loje deputetët, ti fyesh e mërzitësh, ti poshtërosh e mashtroshë sipas qejfit tënd! Që në ardhjen time si deputet ju kam kërkuar të kem autoritetin dhe respektin e duhur. Ka dhe më shumë arsye të tjera të cilat ju i dini më mirë se unë dhe që më bëjnë të vuaj tej mase duke e denigruar vazhdimisht figurën fisnike të deputetit. Për këto arsye ju bëj me dije se nga ky moment, largohem njëherë e përgjithmonë nga ky grup parlamentar qe drejtoni ju zoti Rama. Respekt për deputetët e ndershëm! Respekt për socjalistët e ndershëm!", thuhet në letrën e Vladimir Kostës, drejtuar kryetarit të PS, Edi Rama.

Gjithashtu, Kosta thekson se është ndjerë i pavlerësuar nga kryeministri Rama, pasi asnjëherë nuk e ka vlerësuar. Ai thekson se ka kontribuar për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. Në këtë letër, deputeti socialist i Gjirokastrës nuk lë pa atakuar edhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, ndaj të cilit s'ka kursyer akuzat edhe në të kaluarën.

Kosta njihet si mik i ish-deputetit Koço Kokëdhima, të cilit Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin pasi përfitoi fonde publike. Vendimi i tij për të shpallur divorcin me Partinë Socialiste vjen vetëm 10 ditë përpara votimit në Kuvend të draftit të reformës në drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form