Është mbledhur sot Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, ku anëtari Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes ka thënë se komisioni ka përfunduar së shqyrtuari ligjin për prokurorinë dhe strukturën anti-korrupsion që do të hetojë krimin dhe korrupsionin.
Ai ka theksuar se puna do të vijojë sipas kalendarit të miratuar në fillim të ngritjes së këtij komisioni, por se punimet e tij muund të ëprfundojnë më parë.
?Përfunduam shqyrtimin e ligjit për prokurorinë, patëm një relatim për ligjin për strukturën e SPAK. Relatuam ligjin për Strukturën anti-korrupsion që do të gjykojë krimin dhe korrupsionin. Puna vazhdon sipas kalendarit dhe do të mbyllet sipas kalendarit të përcaktuar më parë? tha ai.