Ora News – PD kërkon hetim parlamentar për pajisjen e përgjimit

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike, kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamnatrë për atë që e ka cilësuar si krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm. Deputeti flamur noka tha se zbardhja e ngjarjes është në interesin e shqiptarëve.
Noka: Qëllimi i Komisionit Hetimor është shqyrtimi i fakteve, provave dhe rrethanave, që dëshmojnë mënyrën e administrimit dhe përdorimit të pajisjes ?IMSI Catcher? nga Policia e Shtetit. Ne besojmë, se është në interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që kjo çështje të zbardhet në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse.
Sipas deputetit Noka, një hetim i plotë parlamentar, hedh dritë mbi faktet dhe nxjerr përgjegjësit për ngjarjen.
Noka: Ky krim i rëndë shtetëror, cenim i sigurisë kombëtare, shkelje brutale e të drejtave të njeriut, është nën hetim nga prokuroria, por një hetim i plotë parlamentar do të zbardhë rrethanat dhe faktet, sidomos në kohën kur Edi Rama po ushtron një presion kriminal ndaj drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-kerkon-hetim-parlamentar-per-pajisjen-e-pergjimit/

Share This Video


Download

  
Report form