Ora News – Turizmi, destinacionet, kush vjen në Shqipëri dhe ku shkojnë shqiptarët

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Turistët nga Evropa Lindore dhe SHBA këtë vit kanë zgjedhur si destinacion të pushimeve të tyre verore Shqipërinë. Agjencitë turistike theksojnë se janë të shumtë ata që ndryshe nga vitet e tjera, vendin tonë e kanë parë si mundësi për të kaluar pushimet e tyre verore
Besnik Vathi, operator turistik: Poloni, Çeki, Sllovaki. Kanë filluar hungarezët, madje edhe Ukraina ka filluar fluturimet charter.
Operator turistik: Është edhe një destinacion për evropianët. Janë duke e parë Shqipërinë si një vend të ri për të parë.
Vathi: Vendet aziatike, Amerika, Kanadaja, apo Australia që vijnë për të vizituar Shqipërinë.
Ora News së bashku me një grup turistësh ka bërë një vizitë në disa nga pikat turistike të Tiranës. Ata vinë kryesisht nga amerika Hungaria ukraina dhe rrëfejne se vinë për herë të parë ne Shqipëri duke premtuar rikthim në vitet e arhshme pasi kanë mbetur të surprizuar edhe nga turizmi bregdetar por edhe ai malor:
Turistë: Do të qëndrojmë disa ditë këtu..Për të qenë i sinqertë është hera e parë që vij këtu dhe hera e parë që vizitoj Tiranën. Më pëlqen shumë?Nuk kisha vegjuar shumë për vendin tuaj, e megjithatë tani që vizitova personalisht mund të them se më pëlqen shumë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/destinacionet-kush-vjen-ne-shqiperi-dhe-ku-shkojne-shqiptaret/

Share This Video


Download

  
Report form