Ora News – Berat, Salianji: Qeveria grabit fermerët me NIPT-et

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fermerët e Beratit të prekur nga përmbytjet kanë protestuar për mungesën e dëmshpërblimit. Të mbështetur nga PD, fermerët e fshatrave Kuc, Ciflig, Hink, Arrëz, Banaj thanë se qeveria ka qenë inekzistente, dhe ata kanë humbur mundin e një jete.
Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji tha se qeveria grabit fshatarët me niptet dhe taksat e larta dhe nuk denjojnë të zbresin në terren e të dëgjojnë problemet e banorëve të cënuar nga përmbytjet.
Qeveria e ka braktisur totalisht qytetarin. Siç ka ndodhur këtu tek ju që i ka dhënë lekët tek një grup i ngushtë që kanë ngritur sera për të marrë lekët tuaja, ashtu po funksionon në të gjithë Shqipërinë. Qeveria nuk shkon pranë qytetarit nuk e dëgjon atë, nuk vjen këtu dhe ti japë zgjidhje. Sepse në fund të fundit për çfarë e duam qeverinë? Qeveria votohet nga ju, paguhet nga taksat e juaja dhe nga qytetarët e tjerë pikërisht për të ardhur dhe për ti dhënë zgjidhje problemeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/salianji-qeveria-grabit-fermeret-me-nipt-et/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS