Ora News – Manjani flet për vijë të kuqe: Mosbashkëpunimi i institucioneve, e pafalshme

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ishte i ashpër kur foli për mosbashkëpunimin ndëristitucional për dhënine e pronësisë. Në një konferencë në ministrinë e Drejtësisë, Manjani tha se është e papranueshme mosbashkëpunimi mes institucioneve dhe ZRPP. Manjani foli për një vijë të kuqe për të cilën ai tha se kush nuk zbaton vendimet e gjykatave do të shkarkohen.
Manjani: Që institucionet publike mos bashkëpunojnë me njëri-tjetrin kjo është e pafalshme. Nuk ka ku të shkojë më. Ne presim që ti shërbejmë qytetarëve me afat dhe orar. Ndërkohë detyrohemi të harxhojmë kohën dhe energji për të gjetur gjuhen e përbashkët. Në ZRPP kemi evadim të rasteve të vështira por edhe të prapambetura.
Ka dy muaj që ka një ngecje, duket sikur ka një dehje dhe kthehemi prap në vijën fillestare. Kjo është vija e kuqe që është ndezur në ministrinë e Drejtësisë për shkak të kësaj performance në ngecje. Në radhë të parë të zyrave të regjistrimit të pasurisë vendore dhe në radhe të dytë për menyrën si bashkëpunohet. Nuk dua të drejtoj gishtin, nëse është nevoja do ta bëj, por nuk më dridhet dora për cilindo që shkel afatet. Nuk e kuptoj këtë. Nuk zgjidhet çështja, kthei përgjigje qytetarit, institucionit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/manjani-flet-per-vije-te-kuqe-mosbashkepunimi-i-institucioneve-publike-e-pafalshme/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS