Ora News - Fatos Lubonja: Reforma në drejtësi, lojë politike dhe interesash ndërkombëtare

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një analizë për Ora News, Fatos Lubonja deklaroi se reforma në drejtësi është shndërruar një lojë politike dhe interesash ndërkombëtare që nuk po kuptohen
Lubonja: Është pjesë e një loje politike ku ka interesa të bndryshme të partive të ndryshme, këtu futen edhe interesa ndërkombëtare që s?po i marrim mirë vesh se cilat janë.
Ambasadori amerikan Donald Lu është diplomati më i angazhuar për Reformën në Drejtësi dhe për Lubonjën ai ka pasur të gjitha sinjalet dhe të dhënat se mbështetja për një reformë pa kompromis është mbështetje për kapjen e drejtësisë nga kryeministri Rama.
Lubonja: Kjo mbështetje që ky poi jep një reforme ka konsensusin me opozitën është një mbështetje që po i jep një marrjes së pushtetit të drejtësisë nga Edi Rama, cka është një rrezik për Shqipërinë. Besoj se ka pasur jo vetëm të dhëna nga analistët dhe opozita, por ka pasur të dhëna që ka pasur të dhëna të mjaftueshme edhe nga aktet e përditshme.
Dhe këtu Lubonja gjen interesa të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fatos-lubonja-reforma-ne-drejtesi-loje-politike-dhe-interesash-nderkombetare/

Share This Video


Download

  
Report form