Masat e dobëta të sigurisë që kishte marrë kompania TIA dhe shoqëria kontraktuale e saj ?ICST Albania? në aeroportin ?Nënë Tereza?, nuk kanë kaluar pa rënë në sy dhe të agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetëror. Disa raporte informative kanë shkuar tek titullari i këtij institucioni Visho Ajazi Lika, i cili informohej për situatën e rëndë të sigurisë në ambjentet e jashtme dhe të brendshme të aeroportit ?Nënë Tereza?.
Informacioni i mbëritur tek Lika ishte i zgjeruar dhe përmbante detajet konkrete të thyerjes së masave të sigurisë nga persona civile por dhe automjete të ndryshme, që hynin në pistë pa ju nënshtruar më parë një kontrolli rigoroz nga stafi i kompanisë siguruese ?ICST Albania?.
Nisur nga kjo situatë kreu i SHISH Visho Ajazi Lika i është drejtuar me një shkresë ministrisë së Transporteve ku i kërkon të marrë masa të menjëhershme mbi konçesionarin e aeroportit me qëllim ritjen e vigjilencës për sa i përket masave në këtë aeroport. Veç ministrisë së Transportit SHISH ka informuar për situatat e pakëndshme të thyrjes së sigurisë në aeroport Aviacionin Civil dhe Policinë e Shtetit.