Ora News - Reforma në Drejtësi, Paloka: Rama nuk do të pranojë propozimin e PD

Ora News Lajme 2016-07-19

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se nuk pret që kryeministri Rama të pranojë propozimin për konstituimin e institucioneve të reja kushtetuese edhe pse sipas tij dakordësia në këtë fazë të procesit do të garantonte cilësinë dhe votimin në kohë të reformës në drejtësi.
Paloka: Nëse Rama pranon qoftë edhe këtë propozim të fundit që ne kemi bërë edhe koha edhe cilësia bashkohen dhe ne e mbyllim reformën. Unë jam i bindur që nuk do ta pranojë sepse nuk e do.
Numri dy i selisë blu tha se Rama nuk e do reformën, ndaj edhe po tenton një lojë politike për t?i lënë opozitës fajin e dështimit dhe për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme.
Paloka: Ai luan një lojë tjetër, thotë po ngre si çështje reformën në drejtësi po them që opozita nuk e do dhe po hidhemi në zgjedhje për reformën në drejtësi. Ti themi shqiptarëve hajde të votojmë për reformën, le ti harrojmë vjedhjet e Ramës, krimet e Tahirit, bandat, hajdutat, ministrat e korruptuar?ti harrojmë këto dhe hajde të bëjmë reformë. Kush nuk e do reformën? Opozita. Hajde të votojmë për Edi Ramën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-paloka-rama-nuk-do-te-pranoje-propozimin-e-pd/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS