Në gjashtëmujorin e parë të vitit, ekonomia ka shënuar rritje të qëndrueshme, me ecuri pozitive të konsumit ashtu si dhe të inflacionit.
Ndërsa analizoi ecurinë e ekonomisë dhe sistemit financiar, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se janë rritur të ardhurat e Qeverisë nga Taksat, ashtu si dhe investimet nga sektori privat. Por problem mbetet luhatja e besimit të biznesit dhe norma ende e ulët e kreditimit.
Duke ju referuar daljes daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, Sejko theksoi se Shqipëria është imune nga probleme të drejtpërdrejta prej fenomenit Brexit.