Liqeni i Shkopetit “parking” për makinat e krimit? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-07-19

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Polumbarët arritën të nxjerrin makinën qe përfundoi të hënën në liqeni i Shkopetit. Ndërkohë janë hedhur dyshime se në ujërat e këtij liqeni, janë hedhur edhe automjete të tjera. Policia e Matit po heton ne pistën qe automjeti mund të jetë përdorur për ngjarje kriminale dhe është hedhur në liqen për të fshehur gjurmët. Hetuesit mendojnë se makina e tipit ?benz? mund te ketë lidhje për një nga ngjarjet kriminale te ndodhura ne këtë zonë. Deri në këto momente, uniformat blu, nuk kane te dhene se kush e kishte ne përdorim automjetin, pasi rezulton të jetë vjedhur në janar të këtij viti në qytetin e Lushnjës. Të martën, policia bëri me dije se mjeti tip ?benz? është identifikuar dhe se i përket një qytetari nga Karbunara e Lushnjës. Pronari e ka denoncuar të vjedhur në komisariat. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit te se martes kur makina me targa të Lushnjës qe udhëtonte në rrugën Milot-Burrel përfundoi në liqeni. ?Benzi? ishte pare te lëvizte me shpejtësi normale në trasenë e rrugës.

Share This Video


Download

  
Report form