Report TV - Projekti TAP e ndikimi i Shqipërisë Gjiknuri:Plane afatgjata, 20-vjeçare

Report TV 2016-07-19

Views 1

Ministria e Energjisë dhe Industrisë prezantoi sot para publikut draftin e Master Planit të Gazit për Shqipërinë. Studimi zgjati 12 muaj dhe u mundësua përmes një fondi grant të Bashkimit Evropian prej 1.1 milion eurosh. Dokumenti shqyrton të gjitha aspektet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të furnizimit me gaz natyror duke përfshirë dhe çështjet teknike, ligjore, rregullatore, ekonomike, tregtare, mjedisore, dhe sociale që lidhen me futjen e gazit në Shqipëri.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri tha se ky Master Plan do të jetë skeleti bazë dhe më pas gjithçka do të ndërtohet mbi të. ?Ne po përcaktojmë tashmë piketat dhe më pas do mund të ftojmë edhe investitorët për të zhvilluar këtë sektor. Plani përcakton konsumin në të ardhmen, përcakton raportin se çfarë do të përdoret për energjinë elektrike dhe çfarë do të përdoret për nevoja të tjera industriale, në një fazë të mëtejshme edhe për përdorim familjar?, u shpreh Gjiknuri.

Ministri tha se këto janë plane afatgjata. ?Bëhet fjalë për një proces shumë vjeçar, një zhvillim që do të marrë kohë 20-30 vite. Këto sektorë kështu zhvillohen edhe nëse shikoni ecurinë e vendeve të tjera që janë gazifikuar. Studimi ka parashikuar që baza e furnizimit me gaz në të ardhmen do jetë gazsjellësi TAP por pse jo edhe burimet që ka vendi në gaz. Qeverisë i del një detyrë që këtë Master Plan ta kthejë në plane zhvillimi. Ne kemi hedhur hapat e para dhe njëkohësisht kemi mbështetjen e BE-së por edhe partner si SOCAR i Azerbajxhanit. Do kemi më pas planet e detajuara edhe për lidhjen e tubacionit kryesor me degëzimet e tij brenda Shqipërisë?, nënvizoi Gjiknuri.

Share This Video


Download

  
Report form