Report TV - Zhdukja e 13-vjeçares në Sarandë e ëma: Mund të ketë ikur me bariun

Report TV 2016-07-19

Views 7

13-vjecarja L.Q nga Saranda e cila prej pasdites së të shtunës rezulton e zhdukur mund të jetë larguar më një 33-vjeçar nga Gramshi, që punonte si bari në rrethinat e qytetit bregdetar.

E këtij mendimi është nëna e të miturës, Floresha Qorri, e cila në një intervistë për Report Tv rrefen se vajzën për hërë të fundit e ka parë pasditen e 2 korrikut.

E shqetësuar për fatin e vajzës, ajo pohon se ka dyshime të forta që e bija të jetë larguar me bariun Gentian Zogu, i cili here pas here u kishte ardhur për vizitë tek shtëpia.

Sipas gruas 13-vjeçarja mund të jetë në Gramsh, ndërsa bën apel për gjetjen e saj.

13-vjeçarja është fëmija i tretë i familjes Qorri, e cila jeton në periferi të qytetit bregdetar në kushte tejet të vësh
tira ekonomike.

Share This Video


Download

  
Report form