Ora News- Konsulli i Meksikës uron besimtarët muslimanë

Ora News Lajme 2016-07-19

Views 1

Në kuadër të festës së Fiter Bajramit politikanët kanë vizituar sot selinë e komunitetit musliman shqiptar .

Të pranishëm në komunitetin musliman kanë qenë kryetari i Bashkisë Tiranë Veliaj,politikanë si dhe lideri i opozitës Basha.

Gjithashtu për të uruar Fiter Bajramin në komunitetin musliman kanë qenë të pranishëm ambasador, si dhe Konsulli i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, z. Ylli Ndroqi i shoqëuar nga bashkshortja e tij ku uroi kreun e komunitetit musliman z. Skënder Brucaj me rastin e Fiter Bajramit.
Në këtë ditë të madhërishme ju dëshiroj shëndet begati dhe paqe u shpreh Konsulli i Nderit të Meksiës z. Ylli Ndroqi.

Më pas Konsulli i shteteve të bashkuara të Meksikës në Tiranë z. Ndroqi vizitoi edhe kryegjyshatën botërore të Bektashizmit në Tiranë.

Z. Ndroqi uroi kryegjyshin botëror baba Dede Edmond Brahimaj me rastin e Fiter Bajramit .Në emër të Shteteve të Bashkuara të Meksikës Konsulli i Nderit në Tiranë z. Ndroqi uroi për paqe begati dhe mirësi të gjithë shqiptarët.

Besimtarët musliman në Shqipëri dhe mbarë botën festojnë sot Fiter Bajramit pas një muaj sakrifice të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS