Stadiumi ?Loro Boriçi? pritet të inaugurohet në muajin gusht me ndeshjen finale të Superkupës së Shqipërisë, atë mes Skënderbeut dhe Kukësit.
Kështu ka deklaruar sot i ngarkuari i Federatës Shqiptare të Futbollit Arben Dervishaj i cili ishte në Shkodër për të shoqëruar dy përfaqësuesit e UEFA-s të cilit kishin ardhur për të inspektuar punimet e bëra dhe për të parë nëse janë plotësuar detyrat e lëna në vizitën e tyre të mëparshme pesë muaj më parë.
Ndeshja finale e Superkupës mund të jetë një test për këtë stadium në prag të ndeshjes së parë zyrtare të kombëtares shqiptare, asaj ndaj Maqedonisë që do të luhet në fillim të muajit shtator.
Natyrisht që tashmë pamjet që të ofron ?Loro Boriçi? janë vërtetë të mrekullueshme. Një impiant shumë komod dhe bashkëkohor që do të jetë dhe shtëpia kryesore e kombëtares shqiptare të futbollit derisa të ndërtohet stadiumi i Tiranës.