Ora News – Fotoja e Ramës me Obamën, PD bën kallëzimin për tri vepra penale

Ora News Lajme 2016-07-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ashtu sikurse e ka paralajmëruar më herët, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht kryeministrin Edi Rama në lidhje me transferimin e një shume prej 28 mijë dollarësh në vitin 2012.
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi tha se kryeministri ka kryer elementët e tri veprave penale, si ajo e mashtrimit, pastrimi i parave dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm.
Halimi: Dorëzuam në emër të grupit parlamentar kallëzimin ndaj kryeministrit, për faktet dhe grupfaktet botërisht të njohura për rastin e vitit 2012, ku tregohet qartë që kryeministri ka konsumuar elementët e tre veprave penale, atë të mashtrimit, të pastrimit të parave, duke ushtruar ndikim të paligjshëm dhe duke përfituar drejtpërdrejt.
Faktet e mbledhura nga organet ligjzbatuese amerikane tregojnë qartë se 80 mijë dollarë janë paguar nga Shqipëria nga burime tërësisht të dyshimta të padeklaruara nga kryeministri, me një qëllim të vetëm përdorimin e një takimi me një foto me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-ben-kallezimin-per-tri-vepra-penale/

Share This Video


Download

  
Report form