Pesë të arrestuarit pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit, të cilët akuzohen për ?shpërdorim detyre?, dolën paraditen e kësaj të hëne në Gjykatën e Krujës. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi masën e sigurimit personal ?arrest me burg? për shoqëruesin e vlerave monetare, Kujtim Picari, dhe drejtorin e Shërbimeve Aeroportuale, Vangjel Nikolla.