Ora News - Xhamia e namazgjasë, Veliaj: Shtëpi dinjitoze për besimtarët myslimanë

Ora News Lajme 2016-07-19

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të kremtimit të festës së Fiter Bajramit kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe myftiu i Tiranës Ylli Gurra kanë inspektuar punimet e xhamisë së Namazgjasë. Ecuria e punimeve vlerësohet me ritme optimale dhe sipas projektit ato janë kryer në masën 40%. Veliaj tha se kjo xhami do të jetë një shtepi dinjitoze për besimtarët myslimanë dhe vendosja e objektit të kultit në qëndër të qyteti do të shërbejë edhe si një destinacion për turistët dhe vizitorët.
Janë kryer mbi 40% të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë. Kanë përfunduar 2 katet e parkingu nëntokësor dhe kati i parë i qëndrës kulturore. Në mbyllje të muajit të Ramazanti dhe kremtimit të Fiter Bajramit, Kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra inspektuan ecurinë e punimeve për këtë objekt kulti.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/xhamia-e-namazgjase-veliaj-shtepi-dinjitoze-per-besimtaret-myslimane/

Share This Video


Download

  
Report form