Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ardhja e stinës së nxehtë të verës ka bërë që të merren masa të rrepta për klorifikimin e ujit të pijshëm ndërsa i bëhet apel qytetarëve që ti kushtojnë vëmendje edhe pastrimit të depozitave të ujit që mbajnë në tarraca. Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier bën me dije se gjatë kësaj stine kryhet klorifikim i shpeshtë në të gjithë ujësjellsat si në pikën ku nis furnizimi me ujë i popullatës ashtu edhe në pikat fundore të tij.
Megjithatë Jola Shano specialist e higjenës u bën apel qytetarëve që të pastrojnë depozitat e ujit që të mos përsëritet rasti i njësisë administrative Frakull ku disa banorë patën çrregullime në sistemin tretës vetëm si rezultat i përdorimit të ujit të depozitave të pa pastruara.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-shendetit-publik-pastroni-depozitat-e-ujit/