Hetimi mbi abuzimin e një sipërfaqeje prej 340 hektarësh troje me vlerë 240 milionë euro, do të kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ndërkaq personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe falsifikimi pronash do të hetohen në kuadër të krijimit të grupit të strukturuar kriminal.
Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas së cilës Prokuroria për Krime të Rënda do të vijojë hetimet e nisura nga Prokuroria e Vlorës, në bazë të cilave, në tri raste, janë vendosur sekuestro preventive mbi troje me sipërfaqe totale rreth 340 hektarë dhe vlerë sipas çmimeve zyrtare rreth 240 milionë euro.
Në hetim si pjesë e grupit kriminal janë Pullumb Petritaj, Enkes Hysendhima, Blerina Dhrami, Rajmond Mezi, Donika Besimaj, Lefter Gjergji dhe Belona Seraj.
Skema e falsifikimit të dokumenteve në këto raste është realizuar nga i njëjti grup personash dhe ka krijuar dyshimet e arsyeshme se veprimet e kundërligjshme janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Për këtë arsye, Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskopetencën, duke ia kaluar aktet Prokurorisë për Krime të Rënda.
Vijimi i hetimeve për këto raste nga Prokuroria për Krime të Rënda ishte temë kryesore e diskutimit të zhvilluar dy javë më parë në Vlorë, ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Lalla, kretrëve të Prokurorisë së Vlorës e Prokurorisë për Krime të Rënda.
Pronat e mësipërme të sekuestruara nga prokuroria marrin vlerë të veçantë për faktin se ato janë vendosur në zona turistike.
Për këtë shkak, prokuroria, ka kërkuar nga gjykata e Vlorës vendosi se pronat të sekuestrohen dhe janë përkatësisht në Palasë në sipërfaqen e 33 hektarëve, 220 hektarë në Karaburun dhe 89 hektarë në Zvërnec të Vlorës. cilët, në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprave penale: ?Fallsifikimi i dokumentave?; ?Shpërdorimi i detyrës? dhe ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?.