Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është gati e pamundur që gjatë jetës sonë të mos pëtjetojmë dhimbje veshit, dhimbje nga bllokimi i hundëve, dhimbje të kokës, apo gafës.
Shfaqja e patologjive mund të ndodhë në kohë dhe mosha të ndryshme, por mjekët rekomandojnë të mos ketë neglizhencë pavarësisht momenteve kur ato shfaqen për shkak se shumë nga patologji apo infeksione të momentit mund të kthehen në sëmundje të rënda dhe me pasoja të parikuperueshme.
Kujdesi më i madh duhet të bëhet tek fëmijët, prindërit me vëmendje duhet të shohin sjelljet apo të dëgjojnë ankesat e fëmijëve që kanë dhimbje veshi. Kjo për shkak se në Shqipëri ka një prevalencë të lartë të të vegjëlve që lindin me probleme deri në shurdhësi të fëmijëve.
Mjekja e shërbimit të Otorinolaringologjisë në QSUT dhe njëherazi drejtuese e shoqatës së ORL Suela Sallavaci tha se studimet tregojnë që vetëm në tiranë 6000 fëmijë kanë lindur me probleme të dëgjimit, ose e thënë më qartë në vit 18/20 fëmijë lindin me këto probleme. Por situata nuk duket se shqetësuese vetëm për vendin tonë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mungesa-e-degjimit-mjeket-patologji-e-perhapur-tek-femijet-prinderit-te-kujdesen/