Ora News – Shoqatat në alarm për dhunimin e grave: Urdhrat e mbrojtjes janë thjeshtë fiktiv

Ora News Lajme 2016-07-19

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritja e rasteve të dhunës ndaj grave edhe kur ato mbrohen me urdhër nga gjykatat, kanë nxitur Shoqatat e grave të bëjnë thirrje për strategji kombëtare apo rishikim të ligjeve për të shmangur këtë fenomen shqetësues. Sipas të dhënave nga gjykata e Tiranës, prej janarit të 2016 dhe deri tani, 201 gra janë pajisur me urdhër mbrojtje pasi dhunoheshin nga ish-bashkëshortët.
Rastet kur gratë edhe pse me urdhër mbrojtje nga gjykatat vijojnë të dhunohen nga ish-bashkëshortët e tyre janë rritur ndjeshëm.
Rasti i fundit është ai i Marsela Çaushajt, gruas nga Vlora e cila edhe pse mbrohej me një urdhër të lëshuar nga gjykata, u dhunua në mes të rrugës nga ish-burri i saj në sy edhe të fëmijëve të mitur.
Për kryetaren e Shoqatës në Dobi të Gruas Shqiptare, Sevim Arbana, kjo situatë është pasojë e dështimit të urdhrave të mbrojtjes, të cilat mbeten thjeshtë fiktive, pasi Policia e Shtetit nuk i monitoron.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/shoqatat-ne-alarm-per-dhunimin-e-grave-urdhrat-e-mbrojtjes-jane-thjeshte-fiktiv/

Share This Video


Download

  
Report form