Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka vizituar disa prej qendrave shëndetësore në zonën e Durrësit, (QSH-në e zonës së Shkëmbit të Kavajës dhe asaj të Plazhit) për të parë nga afër funksionimin e tyre. Sipas ministrit Beqaj këtë vit, këto qendra urgjence shëndetësore kanë më shumë barna mjekësore dhe materiale mjekimi duke u mbështetur edhe tek përvoja e fituar një vit më parë.
?Gjatë këtij viti kemi përmirësuar listën e barnave dhe materialeve mjekësore që kemi furnizuar të gjitha qendrat, bazuar dhe në eksperiencën dhe çfarë mësuam nga viti i kaluar, nga ajo çfarë na kërkuan qoftë Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore, apo qoftë Qendrat Shëndetësore dhe DSHP-të e rretheve të ndryshme. Pra, çdo merak që përsëritet ndonjëherë në mënyrë të panevojshme, si për barna të tillë si Tetanozi, apo edhe Anti-viperat ndaj pickimeve të gjarprit, janë në këto qendra shëndetësore,? ka pohuar kreu i shëndetësisë.