Report TV - Basha: Rama pagoi 80 mijë dollarë për një foto me Presidentin Obama

Report TV 2016-07-17

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje të posaçme për mediat, ka thënë se kryeministri Edi Rama ka paguar 80 mijë dollarë për një foto me Presidentin e SHBA-ve Barak Obama.

Basha ka theksuar se ky fakt është zbuluar nga autoritetet amerikane dhe tashmë kryeministri shqiptarë është nën hetim.

Nga ana tjetër, ai i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë për këtë aferrë e cila lidhet kokë e këmbë me krimin dhe korrupsionin. Ndërkhë që ka theksuar se kjo ëhstë drejtësia që do Rama, drejtësi që i ngjan atij që ka kryer një krim.

?Rama qëndron pas një krimi të rëndë federal në SHBA. Rama pagoi 80 mijë dollarë për foton me Obamën. Rama shkeli ligjet e SHBA, mashtroi ekipin e Obamës për një mashtrim. Me para të pista mendon se blihet gjithçka. Drejtësia e SHBA është drejtësia që nuk e do Edi Rama. Ka hetime për Ramën nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Drejtësia që do Edi Rama i ngjan drejtësisë që do çdo i kapur me krim e korrupsion. Rama i ka bërë llogaritë gabim, SHBA nuk blihet e shantazhohet. I bëj thirrje prokurorisë për hetime për rastin në fjalë, që është i pastër korrupsion politik? tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form