Ora News – Vihet në punë depoja dhe rrjeti i ri i ujësjellësit në Yzberisht, katërfishon prurjet

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 30 mijë banorët që jetojnë në zonën e Yzberishtit, Unazës së Re dhe fushën ?Misto Mame? do të furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm, falë investimit të ri të Bashkisë së Tiranës dhe UKT-së, të cilat në kohë rekord vunë në punë depon e re të ujit.
Kjo depo, me kapacitet 4 mijë metra kub, si dhe rrjeti i ri i ujësjellësit, bëjnë të mundur furnizimin rregullisht me ujë të Yzberishtit, një nga zonat më problematike në Tiranë.
Punimet e realizuara nga UKT-ja u inspektuan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se depoja e re e ujit në Yzberisht katërfishon prurjen e ujit në këtë zonë dhe i jep fund problemit të mbartur prej vitesh.
?Falë këtij investimi zgjidhim çështjen e ujit të pijshëm për 30 mijë banorë. Do të thotë se në këtë zonë do ulet numri i boteve të ujit, por gjithashtu nga Yzberishti deri në ?Misto Mame? do të kemi gjithmonë e më pak probleme për çështjen e ujit të pijshëm?, tha kryebashkiaku Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderoi qytetarët, të cilët kanë paguar rregullisht faturat e ujit, duke bërë të mundur një gjendje më të mirë financiare të UKT-së, çka sjell edhe më shumë investime në rrjetin e ujësjellësit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vihet-ne-pune-depoja-dhe-rrjeti-i-ri-i-ujesjellesit-ne-yzberisht-katerfishon-prurjet/

Share This Video


Download

  
Report form