Prokuror shqiptaro-amerikan, Xhon Junçaj, ka qenë i pranishëm në festën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizuar nga ambasada e SHBA në Tiranë. Ai ka mbajtur fjalën hapëse në nder të 4 korrikut, duke përcjellë mesazhe për politikën shqiptare dhe simbolikën e Heronjve të Pavarësisë. Junçaj doli në foltore me veshje popullore që i përket veriut të vendit.
Prokurori shqiptaro-amerikan që do të asistojë reformën në drejtësi në Shqipëri u shpreh se heronjtë nderohen kur mbahet premtimi i tyre. "Në një vend të madh mund të festojnë jo vetëm domethënien e 4 Korrikut, por edhe 28 Nëntorin. Do t'i thoshim se në një vend të madh, djali i prindërve emigrantë mund të bëhet prokuror, një prokuror që përpara gjykatave të huaja të deklarojë me krenari: Unë jam Xhon Junçaj dhe përfaqësoj popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Heronjtë e Pavarësisë nuk nderohen me fishekzjarrë që ndriçojnë qiellin, janë kalimtare. Jo si amerikan krenar ju them se heronjtë e Pavarësisë nderohen kur mbahet premtimi i tyre, premtimi për mundësi të barabartë për çdo qytetar, të bëhet edhe në të ardhmen", u shpreh Junçaj.
"Sot festojmë pavarësinë e një vendi të madh, vijoi ai. "Si e masim madhështinë e një vendi?", shtoi më tej Junçaj.
"Babai dhe nëna ime si shqiptarë do t'ju thoshin se në një vend të madh, me shumë punë dhe sakrificë, një mekanik dhe e shoqja pastruese, të dy me prejardhje shqiptare mund t'i rrisin dhe t'i japin shkollë 4 fëmijëve. Në një vend të madh mund t'i rrisin ata fëmijë, me vlerat tradicionale shqiptarë: ?bukë e krypë dhe zemër të bardhë?, deklaroi prokurori shqiptaro-amerikan, Xhon Junçaj.