http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ka sulmuar shpesh qeverinë e shkuar për detyrimet e papaguara ndaj biznesit, sërish institucionet shtetërore nuk kanë arritur t?i shpëtojnë dot kësaj ?tradite?. Në total janë 23 milion dollarë borxhe të trashëguara që prej vitit 2015-të dhe katër muajve të parë të 2016-ës. Në një intervistë për Vizion Plus, Gelardina Prodani, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave thotë se pjesa më e madhe e këtyre detyrimeve, 16 milion dollarë janë vendime të pa ekzekutuara të gjyqësorit, ndërsa të tjerat janë vepra publike ku privatët kanë avancuar me punimet. Me rishikimin e buxhetit, qeveria do të shlyejë të gjitha këto detyrime. Fondet do të merren nga vepra të cilat janë mbrapa me fillimin e tyre dhe do të kenë prioritet ato të cilat kanë filluar. Por shifra më e madhe e borxheve të pashlyera të privati është ajo që kanë bashkitë. Në total janë 80 milion dollarë që pushteti vendor u ka kompanive, ku gjysmën e tyre e mban Bashkia e Tiranës. Prodani thotë se për rialokimin e fondeve që ka bërë Ministria e Financave është rënë dakord edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ajo sqaron se edhe pas vizitës së fondit, nuk do të ketë lëvizje në nivelin e taksave as për këtë vit dhe as në 2017-ën.