Ora News – Berisha: S’ia japim Ramës drejtësinë. Po rrezikoni statusin që ua dhamë ne

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita përmes Sali Berishës u shfaq e shqetësuar për heqjen e statusit kandidat Shqipërisë dhe i bëri thirrje maxhorancës të pranojë rekomandimin 88 të Venecias që së bashku të miratojnë reformën në drejtësi. Berisha u shpreh i bindur se opozita nuk do të pranojë asnjë imponim që i jep drejtësinë Edi Ramës. Kuvendi pavarësisht debateve për tenderat e energjisë u zhvillua i qetë ndryshe nga të enjtet e mëparshme luftarake.
Ish/Kryeministri Sali Berisha, i ka bërë thirrje maxhorancës ta votojnë reformën që të mos i heqin vendit statusin kandidat në BE. Por votimi të bëhet pasi të pranohet rekomandimi 88.
Berisha: I lutem shumë drejtuesve të Kuvendit, nenin 88 tja dorëzojnë çdo deputeti të prkthyer në shqip dhe në anglisht. Të mos bëjmë lojë kukamfshehti. Opozita ka shumë vërejtje, por i ka lënë mënjani për një interes të madh, vjen e voton mbi bazën e kësaj. Thirrjet janë po nuk votuat do shikojmë statusin, më e rënda që ka ndodhur ndonjëherë.
Opozita garantoi Berisha nuk do të lejojë kurrë kapjen e drejtësisë nga Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-sia-japim-rames-drejtesine-po-rrezikoni-statusin-qe-ua-dhame-ne/

Share This Video


Download

  
Report form