Report TV - 'Drejtësia' Izolohet Llalla, i hiqen nga duart dosjet e korrupsionit

Report TV 2016-07-17

Views 2

Fati i dosjeve të rënda të korrupsionit dhe krimit elitar në Shqipëri nuk do të jetë më në duart e kryeprokurorit, Adriatik Llalla dhe as të pasuesit të tij të mundshëm, në krye të organit qendror të akuzës. Projektligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Shqipëri rrëzon përfundimisht autoritetin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke i gjymtuar kompetencat e parashikuara në ligjin aktual. Hija e Prokurorit të Përgjithshëm do të dublohet me një super kryeprokuror të ri, i projektuar për të udhëhequr luftën kundër korrupsionit dhe krimit në nivele të larta. Bëhet fjalë për kreu e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, i cili jo vetëm do të veprojë i pavarur, por do të ketë raporte të njëjta si kryeprokurori, me Kuvendin, qeverinë, Ministrinë e Drejtësisë etj. Ndërkaq, të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e prokurorit për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, nuk janë të vlefshëm për Prokurorinë e Posaçme.

Share This Video


Download

  
Report form