Policia e Vlorës ka arrestuar 7 persona për trafikim të lëndëve narkotike. Sasia e drogës që është sekuestruar është 72 kg e 500 gr, me destinacion shitjeje në qytetet Vlorë dhe Fier. Përkatësisht 25 kg i janë gjetur dhe sekuestruar Fatmir Hametit, 47 vjeç, banues në Vlorë. Droga iu gjet e fshehur në garazhin e një banese në lagjen?Isa Boletini?në Vlorë.
Një tjetër aksion i policisë është finalizuar me sukses ku kanë rënë në prangat e policisë 3 persona për trafikim të 29 kg e 500 gr drogë. Të arrestuarit janë Ilir Hoxhaj, 26 vjeç , Shpendi Hoxhaj, 27 vjeç dhe Endri Hoxhaj, 23 vjeç, të tre banues në fshatin Llakatund, Vlorë. Arrestimi i tyre ka ndodhur në në rrugën nacionale Babicë - Vlorë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas tip "Furgon Hundai" me targë AA687HY.
Policia e Vlorës ka vënë gjithashtu në pranga 3 persona për trafikim të lëndeve narkotike. Sasia e sekuestrua që iu janë gjetur është 17 kg e 500 gr të dyshuar të llojit kanabis sativa. Te arrestuarit janë Ervis Xhaferaj, 28 vjeç, Klodjan Nazëraj, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Kotë, Vlorë dhe Hekuran Gerbi, 24 vjeç, banues në fshatin Dukat, Tepelenë.