Si rrallë në historinë e saj, Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur të japë një vendim nëse një ligj është apo jo në përputhje me aktin themeltar të shtetit. Bëhet fjalë për ligjin e fundit të pronave, miratuar nga qeveria, dhe apeluar nga 4 subjekte: Presidenti, Partia Demokratike, Partia Republikane dhe Shoqatat e Pronarëve.
E ndodhur mes dy zjarreve: të drejtës juridike të pronarëve të garantuar me Kushtetutë, si dhe barrës së rëndë financiare që mund t?i shkaktohet buxhetit të shtetit, kjo gjykatë ka zgjedhur ta hedhë topin tjetërkund. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që për këtë çështje të pyetet më parë Komisioni i Venecias, institucion që po e ndihmon vendin tonë në përmbushjen e reformës në drejtësi.