Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu nuk resht përpjekjet e tij për miratimin e Reformës në Drejtësi, por i zhgënjyer nga politika ka zgjedhur t?i drejtohet Brezit të ri. Lu shpjegon se u drejtohet të rinjve pasi ana më e mirë e punës së tij në Shqipëri, siç thotë ai-është puna me studentë të zgjuar, ndërsa më e keqja ?Të përjetuarit e politikës shqiptare nga fër?.
Në mesazhin on-line në websajtin e ambasadës Amerikane, Donald Lu tregon zhgënjimin e tij nga politika, ndërsa shprehet mjaft kritik ndaj liderit të Opozitës Lulzim Basha.
Lu: ?Çdo fëmijë do t?ju thoshte se të dy palët duhet të mos ofendojnë më njëri-tjetrin dhe të mos përdorin më epitete fyese ndaj njëri-tjetrit. Duhet të ulen si të rritur dhe t?i zgjidhin çështjet përmes kompromisit.Është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje. Tre herë që prej 4 majit, SHBA dhe BE kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar?
Donald Lu nuk kursen dhe një tjetër apel për politikën, ndërsa hezitimin për kompromis e sheh tek frika e saj ndaj Reformës në Drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lu-lerini-lojerat-politike-miratoni-reformen-ne-drejtesi/