Ora News – Bursat humbasin 2 trilionë dollarë, 22% rritet vlera e arit

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tërmeti i bursave që pasoi referendumin britanik për daljen nga Bashkimi Europian u ka kushtuar investitorëve të tregjeve të kapitalit plot 2 trilionë dollarë. Kjo është shifra e përllogaritur nga agjencia Standard and Poors për humbjen e bursave në 24 orëshin pas vendimit të Brexit, një shifër e barabartë me 2.7% të Prodhimit të Përgjithshëm Botërore.
Artan Gjergji, ekspert për tregjet e kapitalit: Humbja që ndodhi në bursën ndërkombëtare ka të bëjë me zhvlerësimin e pozicioneve të tyre. Rënia e cmimit vjen nga shkaku i panikut dhe tendencës për të shitur të gjithë.
Ndërsa tregjet e aksioneve ranë ndjeshëm, vlera e monedha të shtrenjta dhe kryesisht arit u rrit. Ekspertët shpjegojnë se në kohë paniku e krizash, ari konsiderohet si një investim i sigurtë.
Artan Gjergji, ekspert për tregjet e kapitalit: Vlera e arit është rritur me 22 %. Metalet e çmuara si floriri platini konsiderohen si një gji i ngrohtë karshi stuhive kur kthehen investitorët jo për të fituar ndonjë para të madhe, por i mundësojnë një oaz qetësie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/bursat-humbasin-2-trilione-dollare-22-rritet-vlera-e-arit/

Share This Video


Download

  
Report form