Ora News - Majko: Le te shkojmë në zgjedhje dhe në referendum së bashku në një ditë

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PS, Pandeli Majko sfidon jo vetëm opozitën por kërkon edhe sakrificë nga qeveria socialiste, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme së bashku me referendumin. Sipas Majkos, është me vend që thirrjes së demokratëve për zgjedhje në rast se nuk pranohen vendet e rezervuara, socialistët të mos i thonë jo, për ti treguar ndërkombwtarëve seriozitetin e shumicës për reformën në drejtësi, dhe jo për interesa politike të qeverisjes.
Komenti i deputetit socialist ne facebook me titull origjinal ?Delet nuk meritojne referendum?
Vlen të shkruhet dhe rishkruhet se ?pika 88? e vlerësimeve të Komisionit të Venecias e cila ka ?bllokuar? aktualisht Reformën e Drejtësisë sipas opozitës shkruan: ?Në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve, që do të vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t?i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre.?

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/delet-nuk-meritojne-referendum/

Share This Video


Download

  
Report form