Ora News –Beqaj paditi Bashën për shpifje, gjykata e shpalli të pafajshëm kreun e PD

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm kreun e opozitës Lulzim Basha i akuzuar për shpifje nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në vendimin e tij trupi gjykues është shprehur së në deklaratat e bëra nga Basha ne adresë të Beqajt nuk ka elemente të veprës penale. Vetë ministri ka reaguar pas vendimit duke thënë se do te vijoje betejën ligjore në apel. Ndërsa PD tha se gjykata vërtetoi se akuzat për korrupsion ndaj Beqajt, nuk janë shpifje.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka humbur betejën ligjore me kreun e opozitës Lulzim Basha ne Gjykaten e Shkalles se Pare.
Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të premte ta shpallë të pafajshëm Bashën, i cili ishte paditur për shpifje nga ministri i Shëndetësisë, lidhur me nje akuze te ngritur ndaj tij nga kryeari i PD se ka perfituar 31 milion euro nga abuzimi me tenderat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/beqaj-paditi-bashen-per-shpifje-gjykata-e-shpalli-kreun-e-pd-te-pafajshem/

Share This Video


Download

  
Report form