Miratohet udhëzimi i ri për regjistrimin e lejes së legalizimit, për të marrë certifikatën e pronësisë. Tashmë do të jenë ALUIZNI dhe Hipotekat të cilat do të bashkëpunojnë për të kryer procedurën, në mënyrë që më pas të merret certifikata e pronësisë nga të gjitha ata qytetarë që marrin leje leglaizimi. Aplikimi do kryhet nga ALUIZNI, por në emër të personit që ka aplikuar për leje legalizimi.