Një grua mbeti e vdekur rreth orës 14: 55, në rrugën nacionale Tiranë- Petrelë, pas një aksidenti automobilistik. Ajo është Sanije Balashi 45 vjeçe. Sipas polcisë së Tiranës, aksidenti ndodhi pranë një qendre tregtare, kur mjeti ?Mercedez- Benz?, taksi i drejtuar nga Z. D, ka aksidentuar 45-vjeçaren.
Kjo e fundit mbeti e vdekur në vend, për shkak të plagëve të marra. Pas incidentit, policia mbërriti në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimin.
Drejtuesi i mjetit, u arrestua nga policia në flagrancë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes, policia ka ngritur dyshimet se aksidenti ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së rrugës nga këmbësorja.
Gjithsesi policia tha se po heton rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, për të për të sqaruar më shumë përgjegjësinë e aksidentit.