Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Risinë ka prezantuar para biznesmenëve në Shkodër degën e re të Mekatronikës, që për herë të parë hapet në Shkollën e Mesme Industriale ?Arben Broci?. Kjo degë përgatit teknikë duke filluar me mekaniken, pneumatiken, sistemet e kontrollit elektronik, programimin dhe sistemet e zhvillimit.
Shkodër-I shpallur prioritar nga qeveria shqiptare me perspektivë të ardhmen, arsimi profesional do të ketë në disa shkolla të vendit edhe degën e re të Mekatronikës. Mes shkollave të përzgjedhurave është edhe e mesmja industriale ?Arben Broci? në Shkoder, ku ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise ne bashkëpunim me qeverinë italiane, prezantuan para biznesmenëve Shkodran nismën në fjalë.
Silvana Banushi, perfaqësuese e MMSR: Kërkesave të tregut të punës, ti përgjigjemi me njerëz të kualifikuar, me nxënës të trajnuar dhe nëpërmjet qëndrave të trajnimit profesional të vazhdojmë trajimin për profesional për gjatë gjithë jetës dhe formim profesional për gjithë jetës për të rinjtë të cilët janë në shkollë, por edhe për ata që janë në marrëdhënie pune. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm. Megaveti është një nga degët më të reja që do të zhvillohen dhe do ti përgjigjen nevojave të tregut të punës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-hapet-dega-e-mekatronikes-prezantohet-para-biznesmeneve-dhe-nxenesve/