Reforma në drejtësi - Mazhoranca miraton nen për nen pr/ligjin e Gjykatës Kushtetuese, PD bojkot

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi ka miratuar pjesën dërmuese të neneve të projekligjit për Gjykatën Kushtetuese, duke e lënë për të premten miratimin në tërësi, pas konsultimit me ekspertët të disa neneve që kanë shkaktuar diskutime në mbledhje.Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, duke folur për gazetarët i quajti çudira që vijnë nga temperaturat e larta deklaratat e PD për djegie të mandatit në rast miratimi të njëanshëm të reformës në drejtësi.
Pavarësisht mungesës se opozitës, Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi ka vazhduar të zbatojë kalendarin e përcaktuar me herët, duke filluar miratimin nen per nen të projektligjit për Gjykatën Kushtetuese.
Diskutimet mes deputetëve të mazhorancës dhe ekspertëve nuk kanë munguar dhe kryetari Fatmir Xhafaj sqaroi disa prej neneve që nuk janë miratuar.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/mblidhet-komisioni-i-reformes-ne-drejtesi-opozita-smerr-pjese/

Share This Video


Download

  
Report form